Ministri i Shëndetësisë vdes në maratonën e kancerit

Ministri i Shëndetësisë vdes në maratonën e kancerit

Ministri i Shëndetësisë së Tunizisë ka humbur jetën pas një infarkti në zemër kur po merrte pjesë në maratonën e bamirësisë që lufton kancerin.

“Slim Chaker, 56 vjec filloi të ndihej keq pasi vrapoi 500 metra dhe vdiq në spitalin ushtarak,” – njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Maratona u mbajt ditën e dielë në qytetin bregdetar të Nabeul për të mbledhur fonde për ndërtimin e një klinike kanceri për fëmijët.

Chaker u emërua si Ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar pas një riorganizmi të kabinetit.

Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed tha se kishte humbur një vëlla dhe koleg, i cili humbi jetë duke bërë një akt humanitar dhe fisnik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy