“Lojtarët nuk flasin për Shqipërinë”, Halilaj: Duket si Kombëtare e Federatës, situata ishte ndryshe me De Biasi-n

“Lojtarët nuk flasin për Shqipërinë”, Halilaj: Duket si Kombëtare e Federatës, situata ishte ndryshe me De Biasi-n

Kryeredaktori i “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se te Kombëtarja, situatat nuk janë menaxhuar mirë nga trajneri Reja, ndryshe nga çfarë ndodhte me De Biasi-n.

Halilaj deklaroi se lojtarët janë shumë të distancuar dhe thuajse nuk flasin fare për Shqipërinë, ndërsa shtoi se duket si Kombëtare e Federatës.

I pyetur për trajnerin Reja, Halilaj tha se në rast se Shqipëria e mbyll Ligën e Kombeve në vendin e parë, mund të vazhdohet bashkëpunimi edhe për kualifikueset e Europianit.

Problemet e skuadrës i dimë, për shkak të mungesave. Ajo që më shqetëson, është atmosfera, që ka krijuar rreth vetes ekipi kombëtar. Disa gjëra nuk janë menaxhuar mirë. Pjesa e cilësisë, është e fundit që duhet të diskutohet për këtë brez lojtarësh. Bëhej diskutim nëse duhet të luajë Broja. Tjetër situatë ishte me De Biasin, i menaxhonte më mirë situatat. E njohu më mirë mentalitetin shqiptar. Nuk më ndodh të jetë kështu me trajnerin Reja. Shqipëria nuk e ka klimën e duhur. E ka të vështirë të bëjë gjëra të mëdha.

I referohem menaxhimit të grupit. Broja u bë disa herë temë diskutimi. Mendoj se është një diskutim, që në ekipin kombëtar nuk duhet të ekzistojë. Në ekipin kombëtar, luajnë ata që janë më në formë dhe japin më të mirën. Marr rasti e Brojës, por është edhe Kamberi, apo edhe të tjerë. Në mendimin tim, më duket se Kombëtare shumë e tutëluar, si kombëtare e Federatës. Nuk e diskutoj cilësinë e djemve, por e kemi vënë re, që nuk flasin për Shqipërinë. Japin intervista të shumta jashtë, por nuk flasin për Shqipërinë. Në të kaluarën, kanë qenë më të familjarizuar. Këta sot, më duket sikur janë shumë të distancuar. Ndonjëherë më duken si robotikë.

Unë shikoj kombëtaren dhe nuk e kam vetëm për këto dy ndeshje. Ka edhe një ndjeshmëri. Ka edhe nevojë për atmosferë Shqipëria jonë e vogël. Mua më shqetëson, që Kombëtarja shqiptare është kaq e distancuar me publikun. Foto Strakosha, sot sa herë përmendet, ka një ndjeshmëri te publiku. Thomas Starkosha, është një portier i shkëlqyer, por dimë shumë pak për të, Nuk flet kurrë për Shqipërinë. Më thoni kur ka folur njëherë Rey Manaj për Shqipërinë, apo edhe Broja.

Nëse Reja ia del të marrë vendin e parë, mendoj se do të vazhdojë edhe për kualifikueset. Në të kundërt mendoj se do të largohet. Nëse nuk sigurojmë vendin e parë në grup, Duka nuk do të vazhdojë me Rejën. Sido që të shkojë, Reja e ka mbyllur me Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy