Gjykata e Tiranës i shtoi me 20 ditë të tjera burg për qëllime ekstradimi, Nazer Seitit.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Katanias, Seiti është një nga personat kyç të Habilajve.
Ndaj 40-vjeçarit rëndon edhe një masë sigurie e dhënë nga Krimet e Rënda dy ditë më parë për llogari të hetimeve që po kryhen në Shqipëri për të.
Përmes avokatit, i arrestuari Seiti ka rikërkuar para gjykatës pëlqimin e tij për ekstradim drejt shtetit italian.



