Foto / Buzë të plota si të Marilyn Monroe, vetëm me disa truke

Foto / Buzë të plota si të Marilyn Monroe, vetëm me disa truke

Për të gjithë ata, që mendojnë se Kim Kardashian është mbretëresha e konturit, kemi një lajm flash: mendoni gabim! Ajo që e nisi në mënyrën më spektakolare këtë trend të grimit, është ikona e bukurisë e stilit, Marilyn Monroe. Karakteristikë e saj nuk ishin vetëm format trupore apo flokët ngjyrë ari me onde të mëdha,  sa herë Monroe buzëqeshte, dukej sikur të gjithë përhumbeshin në atë lloj imazhi. Buzët e plota e të mirëkonturuara, i shtonin dozën e hijeshisë e feminitetit. Ngjyruesi tipik i preferuar i aktores ishte i kuqi, i cili u shndërrua në një nga shenjat dalluese të figurës së saj. Ndoshta nuk e kishit menduar, por të gjithë vajzat mund të zgjedhin një grim si të Marilyn për buzët. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme: 

Zgjidhni lapsin e buzëve më të errët që dispononi, dhe filloni të konturoni me kujdes formën e buzës. Preferohet ngjyra kafe e errët/çokollatë, për të dhënë më shumë volum.

Krijoni bazën! Me anë të një lapsi të kuq (më pranë ngjyrës së tullës), mbushni pjesën e palyer të buzës. Me shumë kujdes, përpiquni të përzieni të kuqin më konturin kaf, duke mos e rënduar shumë këtë të fundit. Thjesht, duhet të keni parasysh që të realizoni një “shkrirje” mes të dyjave, për të mos dalluar në mënyrë të menjëhershme, njërën nga tjetra.

 Zgjidhni një laps të trashë e të kuq të ndezur. Filloni të mbushni me këtë ngjyrë, mesin e buzës, duke iu afruar konturit. Kujdes! Mos e prekni konturin, sepse në të kundërt do të humbisni iluzionin e volumit që krijuat në hapin e parë.

 Zgjidhni një shkëlqyes (ngjyrë të hapur) dhe vendoseni me anë të një furçe, në qendër të buzës. Kjo teknikë do të tërheqi vëmendje, duke krijuar idenë e buzëve të plota e të mishta.

Me anë të një furçeje, aplikoni pak balsam rozë, për të mbajtur buzët shëndetshëm e të hidratuara. Kjo teknikë ndihmon, gjithashtu, në zgjatjen e qendrimit të buzëkuqit gjatë ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy