Merkel në Tiranë më 14 shtator, ambasada gjermane zbardh axhendën

Merkel në Tiranë më 14 shtator, ambasada gjermane zbardh axhendën

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë javën e ardhshme më 14 shtator, Tiranën, ndërsa ambasada gjermane ka zbardhur detaje nga axhenda e saj.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se pas mbërritjes në Tiranë, Merkel do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Më pas Merkel, në Shqipëri, do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator. Në Tiranë ajo do të takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy