Menjëherë pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive në të gjithë vendin, Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka bërë publik rezultatet paraprake. Sipas të dhënave nga KQZ, kanë marrë pjesë më shumë se 1 milion e 500 mijë votues. Ndërkohë fituese e këtyre zgjedhjeve del PS me 74 mandate. PD shënon humbje historike. LSI rritet me 3 deputet më shumë se në 2013 ndërsa ngel pa mandat Shpëtim Idrizi.



