
Viti i Ri 2024 u prit me një spektakël fishekzjarrësh në qendrat kryesore të qyteteve të vendit.
Kryeqendra e festimeve ishte si gjithmonë Tirana.
Mijëra qytetarë shqiptarë, por edhe të huaj zgjodhën që t'i përjetonin momentet e ndërrimit të viteve mes qiellit të ndriçuar prej fishekzjarreve, dhe me tingujt e muzikës ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.
Atmosfera ishte e gjallë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Vlorë, Shkodër, Korçë, Durrës, Sarandë dhe Fier.



