Studiuesi Gjet Ndoj tha në emisionin "Zonë e Lirë" që SHBA-të kanë projektuar Izraelin për të qenë lider, apo dominues në Lindjen e Mesme.
Sipas tij interesat e Turqisë dhe Izraelit do përplasen në mënyrë të pashmangshme me ato të Izraelit, dhe kësisoj influencat turke në rajon do të rrudhen.
“Ajo foto tregon edhe hallin që ka Zelensky, që nga hero dje sot është diKtator, sipas Trump-it dhe kabinetit të ri në SHBA. Ashtu edhe Turqia që kërkon të jetë lidere rajonale, dhe të pyetet, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe Ukrainë. Por në Lindjen e Mesme do dominojë Izraeli, s’mund të jetë Turqia faktor, gradualisht do ngelet jashtë. Influencat turke do rrudhen në rajon. Fillimi i negociatave për Ukrainën janë fillimi i një procesi të madh, ku do përfshijë edhe Lindjen e Mesme ku përplasen interesa të mëdha gjeopolitike. Interesat e Turqisë dhe Izraelit përplasen në mënyrë të pashmangshme. Izraeli është projekt i SHBA-ve për të qenë lider i rajonit. Turqia s’ka fuqinë të jetë umbrellë e Ukrainës”.



