“Finale e parakohshme”, Hasani: I kënaqur me shortin, Vllaznia donte Partizanin

“Finale e parakohshme”, Hasani: I kënaqur me shortin, Vllaznia donte Partizanin

Drejtori teknik i Vllaznisë, Alban Hasani, foli në emisionin “SportZone” në MCNTV, për shortin e Kupës, ku në gjysmëfinale shkodranët u vendosën përballë Partizanit.

Hasani tha se është i kënaqur, pasi edhe ata vetë donin që shorti t’i vendoste përballë Partizanit, ndeshje të cilën e cilëson si një finale të parakohshme.

Dëshira jonë ishte të na binte shorti me Partizanin dhe kështu ndodhi. Jemi të kënaqur, sidomos që ndeshjen e parë e luajmë jashtë dhe ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Partizani të jep adrenalinë. Kjo mund të quhet edhe si një finale e parakohshme. Është kënaqësi t’i shikosh të dyja ekipet në fushë. Partizani nëse e meriton të kalojë, do ketë edhe respektin e tifozerisë shkodrane.

E kam thënë edhe më parë, që duhet t’i japim hapësira trajnerëve të rinj, si rasti i Mehmetit që po bën mirë. Jam i bindur që trajnerët e huaj nuk kanë asgjë më shumë se trajnerët vendas.

Hasani deklaroi se Vllaznisë këtë sezon i mungon karakteri që kishin vitin e kaluar, pasi sipas tij, ekipi ka më shumë cilësi në lojtarë.

Vjet fituam Kupën dhe ishin shumë afër titullit kampion. Këtë vit prisnim shumë. Ekipi është shumë i mirë, por skuadra ka lënë shumë për të dëshiruar. Jam i bindur që Vllaznia ka çaluar në pjesën e karakterit, që kishte ekipi i vjetshëm. Këtë vit kemi më shumë cilësi, por më pak karakter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy