
Shefi i diplomacisë evropiane, Josip Borrell, deklaroi nga Brukseli se në fund të muajit ka gjasa të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Kam dëgjuar një lajm të mirë, ne kemi arritur një marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për ta vënë në praktikë anën energjetike të problemit, që është një hap i rëndësishëm për të shkuar para. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialog, ndoshta deri në fund të muajit do të mundë të kemi një takim të nivelit të lartë në një hap tjetër”.



