
Shtatë kandidatë garojnë për vendin e mbetur vakant në
Gjykatën Kushtetuese, pas largimit të gjyqtarit Fatos Lulo.
Kuvendi ka bërë sot publike listën me emrat e 7 kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Mes kandidatëve bie në sy emri i ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.
Lista e kandidatëve
1. Elsa Toska
2. Fiona Papajorgji
3. Ilir Panda
4. Sinan Tafaj
5. Theodhori Sollaku
6. Valbona Bala
7. Vasil Bendo
Në prill të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, me argumentin se nuk justifikonte pasurinë. Në vendimin me 23 faqe, KPK-ja agrumentoi se gjyqtari Lulo nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekësh.



