Vokshi: E duam vetingun, do ta bëjmë vetë sa të vijmë në pushtet

Vokshi: E duam vetingun, do ta bëjmë vetë sa të vijmë në pushtet

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, i është përgjigjur nga çadra e protestës deklaratës së socialistit Taulant Balla, i cili dy ditë më parë tha se opozita bllokon për t’i shpëtuar vetingut. Vokshi tha se vetingut i trembet vetë qeveria. Ajo shtoi se vetingu mund të bëhet vetëm kur PD-ja të vijë në pushtet.  

“Taulanti nuk iu përgjigj shqetësimeve të zonjës Pack për kriminalizimin e administratës apo kanabizimin e vendit. Ai përmendi vetingun. Kjo është bërë qesharake. Nuk ka opozitë që i trembet vetingut. Është pushteti që nuk e do vetingun. Ne i themi Ramës, jep dorëheqjen dhe në ditën e parë të republikës së re do të bëjmë vetingun. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi më shumë, të protestojmë deri në fitoren e kauzës tonë për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy