Vreto: Populli s’ka nevojë për figura që kanë 32 vite në politike. Basha duhet të shpjegojë fenomenin ‘McGonigal’ (VIDEO)

Vreto: Populli s’ka nevojë për figura që kanë 32 vite në politike. Basha duhet të shpjegojë fenomenin ‘McGonigal’ (VIDEO)

Kandidati demokrat për Bashkinë Librazhd, Bujar Vreto në MCN Live deklaroi se është futur në këtë garë me bindjes e fitores.

Ai tha se gjatë karrierës së tij i është gjendur pranë çdo qytetari për problemet e tyre, ndërsa theksoi se po bënë një plan tërësor zhvillimor për zhvillimin e Librazhdit. Sipas tij, administrata e bashkisë është fryrë me militantë.

Unë kam 32 vite në politikë me uljet e ngritjet e kohës. Absolutisht PD ka qeverisur vendin dhe ka bërë opozitën e saj sipas votës së popullit sepse në fakt votat disa herë janë manipuluar. Konkurroj sepse gjatë 9 viteve të fundit kam bërë një opozitë të ndershme dhe jam gjendur pranë çdo problematike që kanë pasur qytetarët e rrethit të Librazhdit. Bashkia Librazhd është një bashki që ka bërë diferencën me bashkitë e tjera sepse vota e qytetarëve ka shkuar herë majtas dhe herë djathtas. Në këto situata ku ndodhet PD ka vështirësitë e veta, por jam futur në fushë me bindjen e plotë se do ti fitojë zgjedhjet sepse unë bashkë me stafin e ndershëm të papërlyer, po bëjmë një plan tërësor zhvillimor për zhvillimin e Librazhdit. Së pari administrata e bashkisë përveç fryrjes së madhe me militantë ka dhe intelektualë të zotë dhe profesionistë por s’janë lejuar të shpalosin atë që dinë të bëjnë dhe dinë. Unë do përzgjedh njerëzit më të mirë. Unë nuk jam aspak i njëanshëm, jam figura më përbashkuese, asnjëherë nuk e shita kauzën time.

Më tej ai shtoi se PD duhet të kishte kaluar në zgjedhje, ndërsa theksoi se populli nuk ka nevojë për figura që kanë 32 vite në politike. Lidhur me çështjen McGonigal, Vreto tha se Basha duhet ti japë sqarime popullit për këtë fenomen.

PD duhet të kishte kaluar në zgjedhje të zgjidhte kryetarin e saj por për rrethanat që janë, është menduar se PD të mos shkojë e ndarë në zgjedhje u qëndrua në këtë stad ku jemi. Alibeaj aktualisht është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PD. Populli sot s’ka nevojë për disa figura që kanë 32 vjet në politikë dhe po duken si bajate ata kanë nevojë për plan zhvillimor, besim, shpresë dhe s’kanë nevojë për disa persona që merren para parlamentit bëjnë një xhiro nga institucionet dhe kthehen në shtëpi. Po shoh se janë bërë disa protesta dhe s’kanë asgjë më shumë apo më pak se ato të Bashës. Dikur u akuza Basha se i shiti protesta, po sot kush po i shet? Madje për mua Basha duhet të dalë dhe ti japë shpjegim popullit se çfarë ka ndodhur me çështjen McGonigal. Përgëzoj çdo qytetar që merr pjesë në protestë, por ata sërish do të ndjehen të tradhtuar sepse numri i tyre sa vjen dhe po reduktohet. Në datën 3 vendoset sigla e PD se ku do jetë dhe deklaroj se nëse ajo shkon te Berisha nuk do konkurroj, do tërhiqem sepse ne nuk duhet ti çojmë demokratët mish për top te shtëpia e Ilir Metës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy