Hakerohen dhjetëra llogari në Twitter

Hakerohen dhjetëra llogari në Twitter

Dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter me sa duket janë hakuar gjatë të mërkurës, shkruan Business Insider.

Në këto llogari përfshihen edhe ajo e miliarderit Bill Gates, Jeff Bezos, Elon Musk, Mike Bloomberg dhe Warren Buffett.

Llogaria në Twitter e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe zëvendëspresidentit Joe Biden gjithashtu janë kompromentuar.

Llogaritë e prekura kanë postuar mesazhe me të cilat u bënin thirrje ndjekësve të tyre të dërgojnë nga 1.00o dollarë në bitcoin në adresa të caktuara, duke u premtuar se kontributet e tyre do të dyfishohen.

"Ndihem bujar, unë dyfishoj të gjitha pagesat e dërguara në adresën time të BTC. Ju më dërgoni 1000 dollarë dhe do t'ju dërgoj 2,000 dollarë! Gjithcka ndodh në  30 minuta," është tweet-i i nisur nga llogaria e drejtuesit të Tesla.

Kjo metodë e mashtrimit zakonisht përdoret në sulme kibernetike, duke u premtuar atyre se paratë e investuara do t’ju dyfishohen.

Gjatë të mërkurës zyrtarë të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se kanë zbuluar, se “bëhet fjalë për një sulm të koordinuar inxhinierik nga njerëz, që me sukses kishin targetuar disa prej punonjësve tonë që kanë qasje në sisteme të brendshme”.

“Hetimet tona janë duke vazhduar dhe shpresojë se do të kemi më shumë informacione për t’i ndarë me ju”, ka thënë për Business Insider, zëdhënësi i Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy