Vuçiç flet hapur: Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s, nuk e fshehim

Vuçiç flet hapur: Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s, nuk e fshehim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur hapur për aspiratat e Serbisë në prag të vizitës së tij në Moskë.

Vuçiç deklaruar se populli rus duhet të dijë se Beogradi zyrtar nuk ka qenë gjithmonë në pozita të lehta, por sidoqoftë Serbia është vendi i vetëm në mesin e atyre që aspirojnë për anëtarësim në BE, i cili nuk ka votuar kundër Rusisë dhe që nuk ka ka vendosur sanksione ndaj saj dhe as nuk do ta bëjë në të ardhmen.

“Marrëdhëniet me Rusinë janë një përparësi për Serbinë për të ardhmen”, tha Presidenti Vuçiç për agjensisë e lajmeve ‘TAS’.

Vuçiç u tregua i hapur dhe pa dorashka sa i takon NATO-s, ku deklaroi se Serbia nuk planifikon të bashkohet me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Serbia ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë rusë ushtarake dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

"Serbia është në rrugën evropiane, por dallimi në mes të Serbisë dhe vendeve të tjera në rajon, është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n. Ne kemi zgjedhur rrugën e neutralitetit ushtarak, dhe unë ua kam thënë kohët e fundit liderëve të vendeve anëtare të NATO-s. Ne nuk e fshehim" , tha Vuçiç për agjensinë e ruse të lajmeve në Beograd.

Presidenti Vuçiç tha se disa marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë do të nënshkruhen gjatë vizitës së tij në Moskë që do të zhvillohet në datat 18-20 dhjetor.

"Ne do të diskutojmë shumë çështje të rëndësishme gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin, një numër marrëveshjesh të rëndësishme pritet të nënshkruhen".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy