Samiti, liderët e G7 mblidhen në Biarritz (VIDEO)

Samiti, liderët e G7 mblidhen në Biarritz (VIDEO)

Liderët e vendeve të G7-s janë mbledhur në Biarrtiz, një qytet turistik në jugperëndim të Francës. Takimi i krerëve të 7 ekonomive më të mëdha të botës do të zhvillohet nën tensionet që ka krijuar lufta tregtare SHBA-Kinë. Të hënën, Pekini njoftoi se do të rrisë tarifat mbi mallrat amerikane në rreth 68 miliardë dollarë. Masa erdhi si përgjigje ndaj Uashingtonit, i cili vendosi mbi mallrat kineze tarifa në masën 270 miliardë dollarë, vendim i cili hyn në fuqi në shtator dhe në mes të nëntorit.

Trump ka urdhëruar kompanitë amerikane të kërkojnë opsione të tjera për të kompensuar humbjen e tregut kinez si edhe të zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA.

Pasojat e luftës tregtare midis dy vendeve më të pasura do të ndihen në të gjithë botën. Si Banka Botërore, ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ulur parashikimin e tyre të rritjes ekonomike për këtë vit. Tani ata parashikojnë se rritja do të luhatet mes 2.6 dhe 3.2%.

Zjarret që kanë përfshirë pyjet e Amazonës pritet të diskutohen gjatë samitit. Presidenti franez, Emanuel Makron, ka kërkuar që një diskutim mbi këtë çështje emergjente të përfshihet në axhendë, një kërkesë që është mbështetur edhe nga kryeministri britanik.

Grupi i të shtatëve përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA-të. Në samitin e përvitshëm diskutohen çështje ekonomike dhe ndërkombëtare.

Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në shumicën e vendeve të G7 nuk është ngushtuar. Të marra të gjitha së bashku, vendet e G7-s zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së botës.

Nga këto vende, 10%-shi më i pasur zotërojnë afërsisht gjysmën ose më shumë të pasurisë së vendit, ndërsa 50% më i varfër zotërojnë 10% ose më pak.

Me ngadalësimin e ekonomisë botërore, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve nuk pritet të zvogëlohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy