Përmbytjet/ Çako: Ka kaluar rreziku kryesor, rëndësi bashkëpunimi në kohë reale (VIDEO)

Përmbytjet/ Çako: Ka kaluar rreziku kryesor, rëndësi bashkëpunimi në kohë reale (VIDEO)

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako thotë se prej katër ditësh i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje të konsiderueshme, çka kanë vështirësuar jo vetëm jetën e qytetarëve por dhe lëvizjet e tyre dhe kanë rrezikuar konsiderueshëm pasurinë, mjedisin.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se sasia e reshjeve të rëna kanë mbingopur të gjithë lumenjtë që përshkojnë vendin tonë, duke dalë shpesh herë jashtë shtratit normal, duke depërtuar në argjinaturat e ngritura për mbajtjen nën kontroll të të gjithë lumenjve. 

 

Çako shtoi se aktualisht ka kaluar rreziku kryesor, por nënvizoi se rëndësi ka informimi në kohë reale por edhe bashkëpunimi nëse lind nevoja për evakuim. 

 

Po punohet intensivisht për rehabilitimin e digës së Sarandës në derdhjen e Çukës. Është vënë nën funksion edhe diga në Kune të Lezhës, duke kthyer në normalitet situatën. 

 

Aktualisht ndodhem pranë urës së Mifolit në Vlorë, ku lumi Vjosa i ndikuar nga prurjet e jashtëzakonshme, nga derdhjet e ardhura nga Greqia, dhe Drinosi ka pasur kapacitete maksimale dhe tashmë ka kaluar thuajse në shtrat. Ka kaluar rreziku kryesor. 

 

Prezenca e ujit ka qenë brenda argjinaturave. Në rast të daljes së lumit Vjosa nga shtrati kapacitetet janë në dispozicion për çdo lloj eventualiteti, fatmirësisht nuk na është dashur të bëjmë lëvizje masive të popullsisë. 

Rëndësi ka informimi në kohë reale por edhe bashkëpunimi nëse lind nevoja për evakuim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy