Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se në Prishtinë po përgatitet karantina e parë në vend, për të ardhurit nga jashtë që mund të bëhen shkak i përhapjes së koronavirusit.
“Do ta kemi karantinën e parë gati (në Prishtinë) për personat e ekspozuar ndaj rrezikut në momentin që për një masë të tillë ka nevojë dhe kemi opsione edhe për të tjera jashtë Prishtinës. Kjo masë vlen për personat që vijnë nga jashtë dhe paraqesin rrezik potencial për përhapje të virusit”, ka thënë ai.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 17.



