Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin e fizikës

Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin e fizikës

Pierre Agostini nga Universiteti Shtetëror i Ohios në SHBA; Ferenc Krausz i Institutit Max Planck të Optikës Kuantike dhe Universitetit Ludëig Maximilian të Mynihut në Gjermani; dhe Anne L'Huillier nga Universiteti i Lundit në Suedi janë fituesit e Nobelit të Fizikë.

Atyre iu njohën meritat për “eksperimentet e tyre, të cilat i kanë dhënë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave. Ata kanë demonstruar një mënyrë për të krijuar pulsime jashtëzakonisht të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset e shpejta në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë”, tha juria në një deklaratë.

Çmimi u shpall nga Hans Ellegren, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave në Stokholm.

Çmimet Nobel shpërblehen me 11 milionë korona suedeze (1 milion dollarë). Paratë vijnë nga një amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy