Eksperti i sigurisë Milazim Gashi, ndalimin e pesë policëve të Kosovës nga Serbia, e sheh si vazhdim të politikës serbe dhe se Serbia kontrollohet ende nga grupet kriminale.
Në një lidhje për MCN Live ai deklaroi se dikasteri i Shërbimit Informativ të Serbisë është aktiv për të sanksionuar disa trupa serbe që kanë pranuar realitetin e ri në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i policisë Dejan Jankoviç ka qenë i plagosur para shumë vitesh nga strukturat serbe në Kosovë.
Ka qenë aktiv për të integruar komunitetin serb brenda institucioneve të Kosovës.
E kanë futur në sanksionet e listës serbe dhe se çdo qytetar që përkrah qytetarët e Kosovës do të merret në pyetje.
Rasti i fundit me zotin Jankoviç, është që të modifikojë problemet dhe të fusë elementët e sigurisë.
Zëvendësdrejtori i policisë i ndaluar nga Serbia ka qenë aktiv në veprimtarinë e tij.
Vuçiç duhet të sanksionohet në aspektin ndërkombëtar dhe qeveria e Kosovës duhet t’iu japë goditje më të fortë qarqeve të Serbisë në Kosovë.
Kosova ka treguar të gjitha raportet. Kursi i Serbisë po lexohet dhe ne duhet të jemi të përgatitur.
Duhet të lexohet harta e Shërbimi Informativ. I vetmi element që ata përdorin është kufirin.
Mesazhi që na tregojnë është që të largohen nga strukturat e Prishtinës dhe të kalojnë në strukturat e Serbisë.



