CEZ-DIA/ Karaj: Ilir Meta ka miliarda të fshehura, janë provat e mjaftueshme për ta dënuar (VIDEO)

CEZ-DIA/ Karaj: Ilir Meta ka miliarda të fshehura, janë provat e mjaftueshme për ta dënuar (VIDEO)

Avokati Romeo Kara duke komentuar në MCN Live hetimet mbi çështjen CEZ-DIA tha që janë provat e mjaftueshme për dënimin e Ilir Metës.

Ai po ashtu vuri në dukje se nëse Oltion Bistrit iu gjetën miliona euro nga hetimi pasuror, Meta ka miliarda të tilla.

"Po e nis me veprimin në fjalë që ka vajtur në Prokurorinë e Tiranës. I ka humbur mendja me CEZ-DIA dhe dy tre procese të tjera dhe kërkon qetësinë në një Prokurori tjetër, në një çështje të stisur sipas partisë së tij dhe gruas së tij.

Ne e presim këtë çështjen Meta, jo se kemi ndonjë alergji të madhe nga Meta, por sepse duam të vazhdojmë për më tej. Ka gjithë përkrahjen e politikës që të mos bëhet shembull Meta. E gjithë çështja është e qepur, po kalojnë afatet e parashkrimit. I vetmi afat që ka mbetur është hetimi pasuror, që është 15 vjet. Nëse Bistri ka miliona, Meta ka miliarda, e them me bindje. Çështja Meta nuk mbaron sot, do ketë çështje të tjera. Mendoni sa mijëra vjet i takojnë Metës, me gjithë ato zullume që ka bërë. Metës duhet t’i bëjnë qelinë afër gjykatës. Çfarë u mungon shqiptarëve të ndershëm të marrin nga Meta dhe soji i Metës. Janë miliarda, këtë e them me bindje të plotë. Unë di që është një rrugë e tërë në Londër, ku janë pronar firma offshore. Ne mund t’i hapim letrat. Këta çdo firmë e kanë pasur vjedhje, gjobë. Këta kanë miliarda, jo vetëm nga ato që kanë marrë nga ne, por edhe nga trafiku ndërkombëtar. Deklarimi i Vojsava Ismailajt dhe Elvis Matës është dhënë me vetëdije të plotë. Zotëria ka krijuar kontakte me Ismailjn, po flet me respekt. Saç është në dijeni Monika, aq ka qenë në dijeni gruaja e Ismailjt në raport me Ismailjt dhe Metës.  SPAK-u e la atë të dilte. Nëse SPAK-u është SPAK duhet t’i komunikonte akuzën në burg Ismailajt. 4-5 figura janë SPAK-u real, prandaj duhet zgjeruar. Janë provat e maftjueshme për ta dënuar zotërinë (Metën). Ai ka bërë edhe vepra të tjera”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy