Albian Ajeti në Kombëtare? Përgjigjet Panucci

Albian Ajeti në Kombëtare? Përgjigjet Panucci

Christian Panucci, trajneri i Shqipërisë, ka zbuluar se do të takohet me sulmuesin e Baselit, Albian Ajetin. Ai do të tentoj që Albian ta vesh kuqezi

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka zbuluar se do të sjell 2-3 lojtar të rijnë në ekipin Kombëtar. Njëri nga ta mund të jetë sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, vëllai i vogël i mbrojtësit të Shqipërisë, Arlind Ajetit.

“Do të nis udhëtimet për të gjetur lojtarë të rinj. Në ndeshjet e përfaqësueses së 19-vjeçarëve dhe te ekipi Shpresa do të vëzhgoj dy-tre lojtarë që më pas do ti testojmë në ndeshjet miqësore. Albian Ajeti më jep ndjesinë që po pret Zvicrën.”, ka deklaruar ai.

“Gjithsesi unë do shkoj ta takoj për të kuptuar çfarë dëshiron. Do të vëzhgojë edhe Manajn te Granada. Kam dëgjuar që është i vështirë, por kështu më thanë edhe për Xhakën. Megjithatë, kur e takova Taulantin ballë për ballë, ai më krijoi bindjen se nuk më tradhton dhe është i gatshëm të vdesë në fushë. Edhe Manajn duhet ta njoh personalisht për të vendosur”, ka theksuar Panucci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy