Russiagate, Trump urdhëroi ish-avokatin të gënjejë Kongresin, demokratët kërkojnë hetim

Russiagate, Trump urdhëroi ish-avokatin të gënjejë Kongresin, demokratët kërkojnë hetim

Politikanët demokratë në SHBA kanë deklaruar se do të hetojnë akuzat se presidenti Donald Trump urdhëroi ish-avokatin e tij personal për të gënjyer para Kongresit.

Një raport i "Buzzfeed News" thotë se Trump udhëzoi Michael Cohen të gënjejë rreth planeve për të ndërtuar një kullë "Trump" në Moskë.

Cohen tashmë ka pranuar se ka gënjyer kur projekti i për ndërtimin e kullës përfundoi.

Trump ende nuk i është përgjigjur pretendimeve të raportit, por ai më parë ka mohuar që kurrë nuk e ka drejtuar ish-avokatin e tij për të shkelur ligjin.

Buzzfeed thotë se raporti i tij bazohet në dëshminë e dy zyrtarëve të zbatimit të ligjit të paidentifikuar të përfshirë në hetimin e çështjes.

Raporti pohon se Trump mori 10 përditësime personale nga Cohen rreth një plani për të ndërtuar një Trump Tower në Moskë, në një kohë kur ai vetë mohoi të ketë lidhje biznesi me Rusinë.

Vajza e Trump, Ivanka dhe djali, Donald Jrr, u përditësuan për bisedimet, pohon raporti.

Prokurori special Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe nëse shifrat e fushatës së Trump ishin bashkëpunëtorë tashmë ka zbuluar se Cohen gënjeu për datën kur projekti i Trump Tower në Moskë përfundoi.

‘BuzzFeed’ citon fjalët që Trump i tha avokatit “bëje të ndodhë” për takimin me presidentin rus. Gjatë asaj vizite, miliarderi nga New York do të niste edhe bisedimet për realizimin e planit.

Prokurori special Robert Mueller i vlerësoi si mashtrime pretendimet e mëhershme të Michael Cohen se projekti ishte mbyllur që në Janar 2016, për të mos përkuar me datat e fushatës presidenciale të Trump.

Gjykatësit amerikanë e dënuan Cohen me 3 vite burg për mashtrime me taksat dhe për korruptimin me 130 mijë Dollarë të pornostares Stormy Daniels për të heshtur për aferat e dikurshme me Trump.

Mueller po heton për dyshimet se shërbimet sekrete ruse ndihmuan Trump të zgjidhjej president në Nëntor të 2016-ës.

Deri tani hetimi i z. Mueller ka çuar në akuza kundër më shumë se dy duzinë rusësh, si dhe disa njerëz të lidhur me vetë z. Trump, përfshirë ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare dhe ish-kryetarin e fushatës së tij zgjedhore.

Hetimi i z. Mueller është ende në vazhdim dhe është e paqartë kur ai do të paraqesë gjetjet e tij tek avokati i përgjithshëm, zyrtari më i lartë ligjor në SHBA.

Është pranë avokatit të përgjithshëm të njoftojë Kongresin dhe të vendosë nëse raporti do të lirohet publikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy