Myftiu Nesimi flet për shkarkimin: Antikushtetues, akuzat janë të pabaza

Myftiu Nesimi flet për shkarkimin: Antikushtetues, akuzat janë të pabaza

'Antikushtetues' e ka quajtur Myftiu i Tetovës , Qani Nesimi shkarkimin e tij nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Nesimi tha se akuzat ndaj tij janë të pabazë dhe se RIASETI, që është një lloj Kuvendi e ka marrë vendimin pa praninë e tij si anëtarë dhe në mungesë të 8 pjesëtarëve të tjerë.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sotir Fetahu ka bërë një shkarkim antikushtetues sipas Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame dhe organi vendimmarrës në Myftini ka refuzuar vendimin  e kreut më të lartë që është antikushtetues duke kërkuar të zbatojë Kushtetutshmërinë.

Nuk bisedohet për një uzurpim, apo për një keqpërdorim të detyrës nga unë si Myfti legjitim i Tetovës dhe deri sa të zbresë çështja në kushtetutshmëri të Bashkisë Islame këtu në RMV, asnjëherë nuk do të kisha pranuar që të jem dhe ish-Myfti.

Akuza të tilla janë të pabaza sa i takon çështjes së Vakëfit. Të gjitha pronat që janë Vakëf, që janë në procedurë janë gjëra që kanë të bëjnë me segmentin juridik në Maqedoni dhe janë proceduara duke u ndjekur. Subjekti që i mbulon juridikisht është kryetari i bashkësisë fetare, nuk është Myftiu i një zone, në këtë rast nuk jam edhe unë si Myfti i Tetovës.

Prandaj të gjitha akuzat janë të pabaza.

Në Bashkësinë Fetare Islame këtu në Maqedoninë e Veriut në 8 nëntor  ka ndodhur një shkarkim që i është bërë Myftiut të Tetovës dhe Myftiut të Strugës. Ky shkarkim është bërë nga një veprim antikushtetues për shkak se dhe RIASETI që është organi vendimmarrës nuk i ka të ftuar të gjithë anëtarët, dhe unë si Myfti i Tetovës kam qenë, mbetem dhe jam mbetet një anëtar që duhet të ftohem të jem pjesë e atij organi, dhe Myftiu i Strugës gjithashtu. Kanë qenë të paftuar edhe  Myftiu i Kumanovës, edhe dekani i fakultetit të shkencave Islami, kanë qenë të paftuar dhe 5 të shkarkuar më herët që janë në proces gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy