Të dënuar, për mosbindje dhe përndjekje! Arrestohen 7 persona nga policia e Tiranës

Të dënuar, për mosbindje dhe përndjekje! Arrestohen 7 persona nga policia e Tiranës

Një 44-vjeçar i quajtur Çim Proshka, i cili ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Kavajë me 1 vit e 4 muaj burg, është arrestuar nga policia.

Kapja e tij u bë e mundur falë informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Ndërkohë, nga policia e komisariatit numër 1 në Tiranë është arrestuar një 59-vjeçar me inicialet D. S, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kërkonin t’i vendosnin gjobë.

Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t'u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Sakaq nga efektivët e komisariatit numër 2 është arrestuar një 22-vjeçar me inicialet G.B, i cili përndiqte dhe ushtronte dhumë psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy