Kroacia mund të padisë Shqipërinë/ Mehmeti: Në çdo gjykatë do të humbnim. Mbetjet urbane duhet të trajtohen duke pasur për bazë riciklimin

Kroacia mund të padisë Shqipërinë/ Mehmeti: Në çdo gjykatë do të humbnim. Mbetjet urbane duhet të trajtohen duke pasur për bazë riciklimin

Kroacia mund të padisë Shqipërinë për shkak të tonelatave me mbetje që përfundojnë në brigjet e Dubrovnikut.

 

Ky diskutim është ngritur në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar kroat nga këshilltarja dhe njëkohësisht avokatja Viktorija Knezevic. 

 

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi tha përmes një lidhjeje me studion e lajmeve të MCN Tv se në çdo gjykatë Shqipëria do të humbte dhe kjo ndodh pasi në krye të punëve vendosen ata që nuk janë ekspertë dhe të pamoralshmit.

 

Sipas Mehmetit, mbetjet janë minierë ari që mund të shërbejë për të rritur ekonominë dhe për të mbajtur rininë në vend. 

 

Jemi të papërgjegjshëm për detyrat që kemi. Nuk punojnë institucionet, nuk kryejnë detyrat drejtuesit e vendit. Ka të keqe jo vetëm për shëndetin e njerëzve, por edhe për ekonominë. Trajtimi i mbetjeve është thelbësor për të rritur punësimin, për të ulur varfërinë dhe për të zhvilluar turizmin. 

 

Një pamje e shëmtuar, jashtë kohës dhe hapësirës. Një pamje që të dënon. Në çdo gjykatë që të padisin Shqipërinë, patjetër që ne do të ishim të humbur. Nuk vendosim në krye të punës specialistët dhe të moralshmit. Ai që nuk bën detyrën duhet të hiqet nga puna dhe jo të shpërblehet. 

 

E shoh kthesë rrënjësore. Ajo që duhet, ne e bëjmë me ligje, por nuk i zbatojmë. Duhet të bëhet dekret për zbatimin e ligjit. Kishim strategjinë tjetër, e shtrembëruam; i dhamë drejtim me inceneratorë. Fjala e mbajtur është zbatimi i ligjit. Kjo strategji që thuhet do krijojë institucion të veçantë – bukur është, por si do të zbatohet, si do të vihet në jetë? Kjo do të tregojë kush jemi ne. Duhet të fillojmë sepse jemi të prapambeturit e botës.

 

 Tani e tutje, pasi i firmosëm, duhet t’i nënshtrohemi një monitorimi nga organet e BE-së. Kur të jenë zbatuar këto, vetëm atëherë do të na pranojë BE-ja. Nuk mund të mbajnë njerëz që rrinë mbi mbetje. Ato nuk janë mbetje, por miniera ari për të shtuar punësimin dhe për të mbajtur rininë këtu. Trajtimi i mbetjeve, vende të tjera të mëdha me miliona banorë, i kanë ndryshuar fytyrën vendit duke i trajtuar mbetjet si miniera ari.

 

Më tej Mehmeti tha se mbetjet urbane duhet të trajtohen në mënyrë të integruar duke pasur për bazë riciklimin. 

 

Mbetjet urbane të trajtohen në mënyrë të integruar duke pasur për bazë ripërdorimin, riciklimin. Zero mbeturinë, po u bë e tillë i ke fituar të gjithë. Me .0% të energjisë ti e kthen atë në gjendjen e mëparshme, e kthen atë në madh të dobishëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy