
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier ka pasur tek kreu i Uninionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa një efekt familjar. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Çipa rrëfeu se ka humbur një vëlla në moshën 5-vjeçare. “Vëllai u mbyt nga dy kokrra fasule, i kaloi ata duke luajtur”, tregoi Çipa i cili duke iu referuar vetes kërkoi ndjesë për mënyrën se si është trajtuar në media vrasja e 8-vjeçarit duke theksuar se nuk mbart përgjegjësi të drejtpërdrejtë lidhur me të.
“Ngjarja e Fierit ka tek unë një efekt familjar. Kam humbur një vëlla në moshën 5 vjeç dhe unë kam qenë në pedagogjike. Vëllai u mbyt nga dy kokrra fasule, i kaloi ata duke luajtur. Ajo ishte vdekje tragjike dhe la gjurmë të mëdha veçanërisht prindërit. Ishte përjetim tjetër, nuk e kishte atë forcë mediatizuese. Im vëlla humbi jetën në Llogara. Iu referova vetes sepse do doja në emër të sinqeritetit do të kërkoja ndjesë edhe pse nuk mbart përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Prej dekadash ne shpërfillim ndjesinë e shoqërisë dhe botës njerëzore. Ne nuk e peshojmë lëndimin publik, ai mund të jetë edhe më dramatik”, tha Çipa.



