Për Partinë Demokratike ekzistojnë plotësisht kushtet për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj, e cila sipas opozitës, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lartë.Deputeti demokrat,Arben Ristani përmendi ne kuvend dy raste që lidhen me dy djemtë e deputetes Leskaj, që sipas opozitës, kanë përfituar para nga fondet publike.



