Propagandonte për ISIS-in, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Propagandonte për ISIS-in, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me dyshimin për terrorizëm ndërkombëtar. ANSA shkruan se personi në fjalë është Edmond Ahmetaj, i cili jeton në prej disa vitesh së bashku me gruan dhe vëllain e tij në Noci (Bari), ndërsa që nga maji i vitit të kaluar kishte marrë edhe shtetësinë italiane.

Hetimet ndaj tij kanë nisur në vitin 2015, menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris. Ahmetaj kishte shfaqur mungesë respekti për viktimat e atentatit dhe kishte shpërndarë një video mbi sulme të mundshme të ISIS-it në Itali.

Sipas policisë së Barit, ai ka bërë propagandë xhihadiste në rrjet dhe kishte vendosur kontakte me grupe të tjera shqiptarësh për t’u bërë pjesë e grupeve terroriste islamike.

Në foton e profilit, ai shfaqej me armë në dorë si dhe kishte shpërndarë intervistën e imamit të Londrës, Anjem Choudary, i cili fliste për një sulm të mundshëm islamik në Romë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy