Bushkolaj: Ka ndarje krahinore në kupolën e Policisë së Shtetit, do mjaftonin 6 muaj për një veting (VIDEO)

Bushkolaj: Ka ndarje krahinore në kupolën e Policisë së Shtetit, do mjaftonin 6 muaj për një veting (VIDEO)

Gazetari Eliker Bushkolaj tha në studion e MCN Live se kupola e Policisë së Shtetit është e degraduar dhe rezultati është që tashmë qytetarët nuk i besojnë më.

 

Më tej, Bushkolaj tha se do mjaftonin 6 muaj për një veting në Policinë e Shteti në të cilën ka edhe një ndarje krahinore. 

 

Kemi një kupolë të Policisë së Shtetit që nuk kanë kaluar veting. Një veting për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit do të ishte shumë herë më Iehtë për t’u bërë. Kemi 25 drejtues, besoj se Brenda 6 muajve mund të bëhet një veting qoftë I pasurisë dhe qoftë i lidhjeve. 

 

Ka ndarje krahinore shumë cinike në kupolën e Policisë së Shtetit. 4 qarqet e veriut, Kukësi, Lezha, Dibra dhe Shkodra kanë vetëm një drejtor policie, Luigj Vathi. Ka një ndarje krahinore në Policinë e Shtetit që qartazi tregon që nuk ka objektiv rendin dhe sigurinë, por ka objektiv kryesor atë që është ndarja klanore, miqësia, tarafi. Nëse nuk ka vullnet nga qeveria, Ministria e Brendshme këto gjëra nuk ndodhin. 

 

Kemi Polici Shteti që nuk i besojnë qytetarët. Lidhet me kupolën. SPAK nuk i ka hyrë me themel Policisë së Shtetit. 

 

Kam vënë re që mungon komunikimi ndërinstitucional. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy