
Një aeroplan i mallrave Boeing 737 është rrëzuar mëngjesin e kësaj të premteje në ujërat e Honolulu pasi pësoi probleme në motor.
Aeroplani me dy persona në bord u rrëzua në West Oahu, rreth dy milje larg Aeroportit Kalaeloa, rreth 1:45 të mëngjesit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar garda bregdetare e SHBA-së dhe një helikopter C-130.
Deri më tani ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dy personave që ndodheshin në bord.



