
Dy persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri në një festë në një shtëpi në Illinoi, ku njerëzit ishin mbledhur të festonin për Halloween.
Ky ishte një nga 11 sulmet e regjistruara në SHBA gjatë festës së kësaj fundjave. Si pasojë e sulmeve vdiqën 12 persona dhe u plagosën 52 të tjerë.
Numri i sulmeve me armë në SHBA janë rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së Covid-19. Sipas të dhënave këtë vit ka pasur 599 sulme.
Rritja e të shtënave masive gjatë pandemisë është në përputhje me nocionin se dhuna mund të ndikohet nga faktorë social dhe ekonomik, kanë thënë studiuesit .



