
Dyshime të reja në kuadër të hetimeve që po kryhen për kokainën e kapur në Durrës pak ditë më parë. Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.
Dyshimet për “linjën e Kosovës” kanë lindur për shkak të udhëtimeve të shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme. Hetuesit dyshojnë se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës mendohet se “janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës”.



