Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Shehu: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë! Hoxha: S’ka vend për panik

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Shehu: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë! Hoxha: S’ka vend për panik

Opozita ka ngritur në Kuvend shqetësimin pas deklaratës së ambasadës amerikane për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Deputeti i PD, Tritan Shehu bëri thirrje që Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

 

Nuk mund ta kalojmë me mendje lehtësi, ashtu siç ishte një reagim i qeverisë. Sot Rama duhet të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve shqiptarë në lidhje me këtë çështje, për të sqaruar këtë [parlament, çfarë po ndodh, çfarë masash janë marrë. 

 

Nuk po shoh reagim as nga qeveria, as nga presidenca për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. E konsideroj serioz njoftimin e ambasadës amerikane, lidhje me pasigurinë në territorin shqiptar. 

 

Ishte serioz dhe tregon për diçka të rëndësishme që ne si deputetë duhet ta marrim në konsideratë. Nuk mund ta kalojë qeveria duke thënë se ishte hamendeshim.

 

Në përgjigje ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha deklaroi se situata në Shqipëri është e sigurt dhe nuk ka vend për panik. Hoxha tha se janë në kontakt me të gjithë partnerët, përfshirë edhe me NATO-n.

 

Janë çështje që ministria e jashtme merren më mënyrë të posaçme, siguroj që ne i ndjekim me shumë vëmendje deklaratat e partnerëve tanë, jemi në kont me ata këtu dhe në Uashtington, jemi në kontakt me NATO-n. 

 

Dua të them vlerësimi që kemi sot, është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim dje nga Kryeministria, duhet t’i qëndrojmë dhe për çdo gjë të re, ministria e jashtme apo ministritë e tjera do të informojnë në kanalet e duhur, natyrisht duke qenë në kontakt me Kryeministrin dhe Presidentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy