
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 nga 19 protestuesit të cilët ishin të pranishëm në tubimin e organizuar nga opozita në 16 shkurtit ku situatat u tensionua dhe u sulmua Kryeministria.
Për 7 qytetarët e tjerë u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për gjashtë protestues u vendos masa “detyrim paraqitje”.
Një nga personat që u la në burg nga Gjykata është edhe ish kreu i INUV Florenc Hoxha, të cilit iu dha masa e sigurisë “arrest në burg”.
Seanca e sotme është ndjekur nga një numër i madh deputetësh të opozitës, ndërsa masat e sigurisë janë dhënë nga gjykatësja Rexhina Merlika.
Masat e sigurisë për 19 te arrestuarit:
Florenc Hoxha, arrest me burg
Resul Daci, arrest burg
Ilir Hamedini, arrest me burg
Sajmir Rexhepi, arrest me burg
Agim Peposhi, arrest me burg
Ferit Daukthi, arrest me burg
Emanuel Nallbani, arrest shtëpie
Naim Haxhiu, arrest shtëpie
Andon Gjini, arrest shtëpie
David Linati, arrest shtëpie
Festim Taku, arrest shtëpie
Veljon Dine, arrest shtëpie
Ndue Tuci arrest shtëpie
Suzana Dimushi, detyrim paraqitje
Hasan Jakupi, detyrim paraqitje
Mitat Fieraku, detyrim paraqitje
Lefter Jakupi, detyrim paraqitje
Pellumb Shelna, detyrim paraqitje
Shpresa Lini, detyrim paraqitje
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Seanca e sotme është ndjekur nga një numër i madh deputetësh të opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho e quajti vendimin e gjykatës përpjekje për të dekurajuar protestësn por që nuk do të funksionojë. Ndërkohë që deputeti Alibeaj tha se Rama "duhej tërhequr zvarrë"
"Ky është një proces i mirëfilltë politik që më kujton gjyqet e diktaturës. Asnjë fakt dhe asnjë provë për atë që i akuzojnë, prishje të pronës publike, dhe prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit. Në asnjë rast nukpati konfrontim të qytetarëve me policinë. Këto janë përpjekje për të dekurajuar protestuesit por nuk do funksionojë. I bëj thirrje të jenë një herë më mirë të enjten në protestë kundër Edi Ramës", deklaroi Spaho.
Ndërsa më i ashpër ka qenë reagimi i deputetit Enkelejd Alibeaj i cili ka thënë për kryeministrin Edi Rama se duhet tërhequr zvarrë.
"Ai njeri duhet tërhequr zvarrë si u tërhoq i ati i vet", tha Alibeaj.



