Në Itali, faza e dytë është gati dhe do të rifillojë jeta nga data 4 maj. Pavarësisht idesë për të rifilluar punën, askush nuk flet për fëmijët. E nëse faza 2 është një dritë jeshile, prindërit në Itali janë të shqetësuar se kush do të kujdeset për fëmijët e tyre nëse ata rikthehen një punë. Një pikë kjo që nuk është parashikuar në fazën 2. Sipas mediave italiane prindërit kanë ankesa, sepse nuk ka asnjë plan të hartuar në fazën 2 përsa i përket fëmijëve.
"A është mbyllja e shkollave me të vërtetë zgjedhja e duhur? Padyshim më e lehtë, më pak e rrezikshme. Nëse nuk do të ishte për fëmijët tanë ne nuk shohim një projekt, ne nuk e perceptojmë interesin e nevojshëm. Çfarë ndikimi do të ketë ky izolim në zhvillimin e tyre, çfarë do të ndodhë kur papritmas e gjejnë veten përsëri në një klasë plot moshatarë", ngrenë shqetësimin ato.



