Një krim lufte e konsideruan liderët e G7-ës sulmin me raketa nga Rusia në një qendër të populluar tregtare në Ukrainën Lindore, ku mbetën të vdekur 18 persona. Deklarata vjen nga Gjermania ku liderët e G7 po diskutojnë mbi mundësinë e forcimit të sanksioneve kundër Moskës.
"Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm janë një krim lufte," thanë ata në një deklaratë.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, me presidentin Volodymyr Zelensky që e quajti atë "një nga aktet terroriste më të paturpshme në historinë evropiane" në mesazhin e tij të mbrëmjes në Telegram.



