
Shkrimtarja e romaneve rozë, Ambra Hysa e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka folur për librat e saj ku shprehet se libri i parë i saj i botuar është “Baladë e bardhë” kur ishte 23 vjeçe.
Ajo shprehet se ka shkruar që herët, pasi ka qenë një lexuese që e vogël, por asnjëherë nuk kishte marrë guximin për ti botuar. Ambra tregon se “Dashuri në kohë koronavirusi” ka qenë libri që i ka hapur dyert në televizion, dhe se ai ka ardhur si një mundësi që ajo të shkarkoj të gjithë atë emocionin se si e përjetoj atë periudhë.
Unë kam qenë një fëmijë që kam lexuar shumë. Kam studiuar ekonomi dhe aktualisht jam studente në psikologji. Kam qenë një fëmijë që lexoja shumë dhe i mbaja librat afër vetes. Sa më shumë që lexoja pasuroja fantazinë time me historinë e personazheve dhe gjithë këtë informacion vendosa që ta hedh në letër. ‘Balada e Bardhë’ është libri i parë i botuar një libër cikël poezish, dhe isha 23 vjeçe.
Kisha shkruar shumë libra dhe nuk kisha marrë guximin të botoja. Pas poezisë, vjen libri Ledi D, Dashuri në kohë koronavbirusi, ky është libri që më hapi dyert në televizion sepse për kohën ishte e bujshme sepse përkonte me situatën dhe rrethanat, ndërsa për mua erdhi si mundësi për të shkarkuar të gjithë atë emocionin se si unë e përjetova këtë periudhë.
Është një ditar i autores për të mbetur e dokumentuar, ka dhe histori të pacientëve, duke pasur komunikim me infermierë që punonin në Itali dhe mënyra se si ata kishin komunikuar me pacientët, disa pjesë dhe copëza më kanë prekur dhe vendosa që pse të mos i shkruaj dhe rilexoj në një kohë kur kjo të kalonte.
Realisht ehte libër emocional dhe mban mesazhe të forta brenda, pasqyron dhe natyrën time duke qenë se jam natyrë e ndjeshme. Ledy D është dashuria që unë kam për gruan, vajzat në përgjithësi dhe përpiqem që ti mbështes, ti motivoj të jem aty dhe ky libër ishte për ta. Diana është personazhi kryesor dhe është frymëzuar nga princesha nga dëshira për ta gjetur dashurinë. Është pritur mjaft mirë.
Shkrimtarja ka folur dhe për historinë e saj të dashurisë 10-vjeçare me bashkëshortin e saj për të cilin u shpreh se është frymëzim për të.
Bashkëshorti im më frymëzon për ti shkruar këto histori dhe mënyrën se si ai më dashuron realisht është një shembull dhe frymëzim për shpirtin tim. Ne jemi njohur shumë të vegjël është dashuria ime e parë dhe kemi qenë fillimisht shok sepse unë refuzoja të kishim një histori dashurie dhe pse isha e dashuruar me të.
Kemi ndenjur shokë për një farë kohe dhe pse ndjenim për njeri tjetrit. Këtë vit kemi kurorëzuar dhe dashurinë tonë me martesë, i kam dedikuar dhe një këngë dhe ka mbetur mjaft i emocionuar. Doja një dasmë të veçantë, speciale të më personifikonte mua. Ishte një dasmë e realizuar në shtëpi, natyrë, doja këngë që na kishin shoqëruar gjatë historisë sonë.



