Selanik/ Arrestohen 3 shqiptarë, u kapën me kokainë (FOTO)

Selanik/ Arrestohen 3 shqiptarë, u kapën me kokainë (FOTO)

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke, tre shqiptarë të moshës 38, 37 dhe 31 vjeç u vunë në pranga në Selanik. Të arrestuarit, dy meshkuj dhe një femër, u arrestuan në zonën e Menemenis, ku 38 vjeçarit iu gjet në makinë një sasi prej dy kilogramë e 284 gramë, e cila blerë më herët atë ditë nga 37-vjeçari.

Sipas policisë, para arrestimit 38-vjeçari, në përpjekje për të shmangur kontrollin e policisë, rrëzoi barrierat e policisë dhe plagosi një 56-vjeçar.

Pas kontrolleve në shtëpinë e 38-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua edhe 236.9 gramë kokainë, një sasi e vogël hashashi, shumën prej 27 930 euro, 90 paund, 50 dollarë amerikanë dhe 12 mijë lekë shqiptarë, që dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy