Gjuha e urrejtjes, Prendi: Më tepër agresive në rrjetet sociale, media dhe shkolla

Gjuha e urrejtjes, Prendi: Më tepër agresive në rrjetet sociale, media dhe shkolla

Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes është bërë objekt i një studimi kombëtar të organizuar nga qendra AMAD (organizatë joqeveritare dhe OJF). Studimi në fjalë u prezantua gjatë ditës së martë, më 28.06.2022, në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga kjo organizatë e shoqërisë civile, e cila bëri bashkë aktorë institucionalë qeveritarë, organizata të shoqërisë civile, media, ekspertë dhe profesionistë të fushës. Raporti i studimit paraqiti gjetje të një agresiviteti përdorimi të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale më së shumti, media, shkolla, hapësira të përbashkëta publike, por edhe në familje. Për realizmin e këtij studimi me shtrirje kombëtare, me objekt grup-moshën 14-18 vjeç, nga AMAD u përdorën tri instrumenteve të ndryshme: thirrja e hapur për ese, e publikuar më 02 maj 2022; tri fokus-grupe; pyetësor i shpërndarë përmes metodës së ortekut.

Sipas këtij studimi, 71.3% e adoleshentëve të përfshirë në të dëshmojnë përjetim të gjuhës së urrejtjes drejtpërdrejt mbi vetën e tyre apo një person i afërt me ta. Ndërkohë, 92% e tyre pohojnë se sipas perceptimit të tyre gjuha e urrejtjes është e pranishme në vendin tonë në mikromjedise dhe forma të ndryshme. Shifrat flasin për një problem shqetësues për sa i përket përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe ndikimit që ajo ka në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Përjetimi i gjuhës së urrejtjes, bullizmit, dhe diskriminimit, siç nxjerr në dukje ky studim, duket se paraqet reagime të ndryshme në situate të caktuara. Kështu, projeksioni i analizës së të dhënave tregon se fëmijët dhe adoleshentë priren të mos reagojnë kur janë vetë viktima direkte të gjuhës së urrejtjes për shkak të stepjes nga frika, mungesa e guximit për të reaguar, shtangia etj. Ndërkohë, e kundërta rezulton të ndodhë nëse një i afërm i tyre është viktimë e gjuhës së urrejtjes. Sipas përgjigjeve të personave që u bënë pjesë e studimit, nëse një i afërm i tyre bullizohet, diskriminohet apo bëhet viktimë e cilësdo forme të gjuhës së urrejtjes, reagimi vjen i menjëhershëm në mbrojtje të viktimës dhe në përballje të agresorit. Përjetimi i situatave dhe fenomeneve të tilla raportohen të gjenerojnë edhe krime të urrejtjes apo veprime vetlënduese.

Nê këtë tregues shqetësues Voltiza Prendi, drejtuese e qendrës AMAD, ka theksuar gjatë takimit nevojën për reagimin e shpejtë ndërinstitucional dhe shumë-aktorësh. Prendi theksoi se reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes sjell përmirësim të shëndetit mendor, ndaj rekomandohet që më shumë informim, edukim dhe ndërgjegjësim. Një ndër rekomandimet e raportit të AMAD është vendosja në kurrikulën e sistemit arsimor parauniversitar të lëndës së shëndetit mendor, si lëndë e detyrueshme dhe jo me zgjedhje.

Raporti i studimit dhe kjo tryezë diskutimi u vlerësuan edhe nga aktorët e pranishëm, të tillë si Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; përfaqësues nga Autoriteti i Mediave Audiovizuale; përfaqësues nga Zyra e Këshillit të Evropës në Shqipëri; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Brendshme; Instituti Shqiptar i Medias, disa bashki si institucione vendore që veprojnë edhe sipas parimit të subsidiaritetit; Kongresi Rinor, Kombëtar, Open Mind Spectrum Albania; SHKEJ, përfaqësues shkollash të mesme, si gjimnazi “Partizani” në Tiranë dhe “Kajo Karafili” në Maminas, Shijak; gazetarë nga media të ndryshme dhe ekspertë të fushës sociale. Të gjithë këta aktorë paraqitën punën e tyre në drejtim të gjuhës së urrejtjes, promovimit të të drejtave dhe vlerave, si edhe paraqitën angazhimin për të vepruar edhe më tepër që situate shqetësuese aktuale të ndryshojë me tregues pozitive. Mesazhet e përcjella përmes imazheve dhe elementë të vizibilitetit gjithashtu synonin nxitjen e raportimit, ndërgjegjësimit dhe reagim ndaj gjuhës së urrejtës si qasje ndihmuese në përmirësimin e shëndetit mendor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy