
GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, përfiton gjykim të shkurtuar.
SPAK kërkoi 3.6 vite burg, ndërsa në dënimin e saj është aplikuar gjykimi i shkurtuar. 4 vite burg është caktuar për avokatin Aldo Tabaku, i cili luante rolin e sekserit.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit.
Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Në burg për korrupsion, Enkelejda Hoxha kërkon pafajësi në GJKKO
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e ka cilësuar procesin gjyqësor në ngarkim të saj si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama.
Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësua si mostër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.
Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.
Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me burg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë kundrejt parave.



