“AKSHI han pa porta!”/ Bakalli: Jo vetëm vjedhje e korrupsion. Mund të jetë bërë edhe pastrim parash

“AKSHI han pa porta!”/ Bakalli: Jo vetëm vjedhje e korrupsion. Mund të jetë bërë edhe pastrim parash

Nador Bakalli nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi AKSHI-n një han pa porta, ku përveç korrupsionit, mund të jetë kryer edhe pastrim parash, dhe mund të ketë pasur elemente të krimit të organizuar që kanë tentuar të marrin tendera. 

 

AKSHI historikisht është njohur si han pa porta, ka patur sulme nga iranianët, ka pasur vjedhje të dhënash, dalje të dhënash me listën e patronazhistëve, dalje rrogash. Ka qenë një han pa porta që PS e ka shfrytëzuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Tani na del që ky institucion është i thellësisht përfshirë tërësisht në korrupsion.  

 

S’e di a mund të quhet më institucion ky. Është një grupim njerëzish që janë të padenjë për të qenë aty. Kemi një rreth vicioz, që kur sistemi është i kalbëzuar, sado t’i ndryshosh njerëzit, nuk mund të mendohet se ndryshimi do vijë nga zëvendësimi i titullarëve. Peshku është i qelbur nga koka. Ka një balenë në krye që e mban sistemin gjallë. Ky rreth vicioz zgjidhet duke pastruar sistemin komplet. Cilësimi grup i strukturuar kriminal është shumë i rëndë.

 

 S’kemi vetëm vjedhje dhe korrupsion. Kemi sistem të strukturuar, që përfshin kriminel të ndryshëm, mund të ketë patur edhe pastrim parash, mund të ketë pasur dhe element të krimit të organizuar që kanë tentuar të marrin tendera, ke zv.drejtorin e policisë të përfshirë në pengmarrje! Nuk është thjesht korrupsion. Kush fshihet pas znj.Karçanaj, është ai që fshihet pas çdo afere madhore në këtë vend. S’besoj se ka njerëz që besojnë se Rama s’di gjë për këto afera dhe i hanë dardha pas shpine”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy