
Kreu i agjencisë Norvegjeze të Sigurisë së Brendshme tha se autoritetet e vendit kishin marrë një raport "të turbullt" një vit më parë në lidhje me autorin e të shtënave të shtunën në xhaminë "Baerum", afër Oslos, por ky raport nuk u gjykua i mjaftueshëm për të ndërhyrë, pasi në të nuk dukeshin "plane konkrete" për një sulm. Ndërkohë, burri i akuzuar për sulmin terrorist në tentativë në qendrën islamike të Al-Noor-it, në të cilën një person u plagos dhe për vrasjen e motrës së tij adoleshente, u paraqit sot në gjykatë, por shfrytëzoi të drejtën për të heshtur. Avokati i tij nuk pranoi të bëjë asnjë koment në lidhje me thashethemet e shtypit se autori i të shtënave ishte frymëzuar nga sulmi në Zelandën e Re marsin e kaluar në të cilin 51 persona vdiqën dhe të shtënat e fundit në El Paso, Teksas. /Ansa/



