
Nuk ka prodhuar fitues supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 16-të në Superiore.
Ndeshja u mbyll në 1-1 dhe ky është barazimi i pestë radhazi për të kuqtë e kryeqytetit.
Skuadra e Abilaliajt ishte dominuese në këtë takim, duke krijuar raste të shumta shënimi, por nuk ia doli të fitojë dot. Skënderbeu kaloi i pari në avantazh me Yuri Merlim në minutën e 42-të, ndërsa Partizani baroi me Mba në fillimin e pjesës së dytë.
Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i katërti me 22 pikë.



