Lloji i ri i lisë së majmunit (mpox), për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore është shumë ngjitëse dhe prek në mënyrë disproporcionale fëmijët.
Të dhënat më të fundit të disponueshme tregojnë se rreth dy të tretat e infeksioneve të regjistruara në Republikën Demokratike të Kongos, e cila aktualisht përbën rreth 90% të rasteve të raportuara globalisht, përfshijnë njerëz nën moshën 15 vjeç.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë gjithashtu se shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët nën 1 vjeç është 8,6% , krahasuar me 2,4% në personat e moshës 15 vjeç e lart.
Simptomat e shkaktuara nga lloji i ri i lisë së majmunit, clade Ib, i konsideruar si " më i rrezikshmi ndonjëherë ", janë më të rënda dhe të shoqëruara me ashpërsi më të madhe të sëmundjes tek fëmijët, të cilët janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të komplikimeve për shkak të infeksionit dhe janë gjithashtu katër herë më shumë gjasa për të vdekur nga MPOX sesa të rriturit.
Të dhënat më të fundit tregojnë se 66% e të gjitha rasteve të raportuara në Republikën Demokratike të Kongos përfshijnë fëmijë nën moshën 15 vjeç, të cilët gjithashtu kanë më shumë gjasa të zhvillojnë komplikime sesa të rriturit.
Më të prekur janë fëmijët nën 5 vjeç, të cilët përfaqësojnë afërsisht 39% të rasteve dhe gjithashtu rrezikojnë më shumë të vdesin nga mpox, me një shkallë vdekshmërie prej 16% krahasuar me 3.7% të grupmoshës nga 5 deri në 15 vjeç dhe 2.4. % e njerëzve mbi 15 vjeç.
Një situatë që nxjerr në pah ashpërsinë më të madhe të sëmundjes dhe vdekshmërinë më të lartë, për të cilën cladi I, në përgjithësi, është tashmë i njohur në krahasim me cladin II përgjegjës për epideminë e 2022; por mbi të gjitha një cenueshmëri më e lartë e fëmijëve, veçanërisht atyre të moshës 5 vjeç.
Arsyet për këto rreziqe më të mëdha mund të qëndrojnë në mbrojtjen më të dobët të imunitetit të fëmijëve, por edhe në rastet më të shpeshta të infektimit, sepse fëmijët ndërveprojnë më shumë dhe kanë më shumë kontakt fizik se të rriturit, përmes lojës dhe shkollës.



