Në kuadër të aksionit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike, policia ka arritur që të sekuestrojë një sasi lënde narkotike, por dhe dy armë pa leje.
Gjate kontrollit në dy ambiente të ndryshme ne fshatin Vithkuq ne Korçe, konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri.
Policia njofton se deri me tani jane shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.



