
Aeroporti i Vjenës do të ofrojë testimin e koronavirusit në vend nga e hëna për t’u mundësuar pasagjerëtve hyrjen në Austri pa pasur nevojë të karantinohen për 14 ditë.
Pasagjerëve që vijnë në aeroport u kërkohet të paraqesin një çertifikatë shëndetësore që tregon një rezultat negativ COVID-19 jo më të vjetër se katër ditë ose ndryshe duhet kalojnë në karantinë.
Duke filluar nga e hëna pasagjerët mund të bëjnë një test COVID-19 në aeroport dhe të marrin rezultatin për dy-tri orë, njofton "Reuters".
Muajin e kaluar Emirates, në koordinim me Autoritetin e Shëndetit në Dubai (DHA), tha se ishte linja e parë ajrore që kryente teste të shpejta COVID-19 në vend për pasagjerët.
Testet e aeroportit, të cilat kushtojnë 190 euro (209 dollarë), gjithashtu mund të merren nga udhëtarët që largohen nga Vjena për të demonstruar statusin e tyre pa viruse në destinacionin e tyre.
Austria ka regjistruar 15 526 raste të koronavirusit të ri, dhe 598 vdekje. Ajo ka filluar të lehtësojë mbylljen e saj shtatëjavëshe, duke rihapur qendrat tregtare, dyqanet më të mëdha dhe ofruesit e shërbimeve, përfshirë parukierët.



