
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 24,883 raste dhe 81 viktima nga Covid-19. Nga 217,052 testime të kryera 11.5% kanë rezultuar pozitive, ndërkohë në njësitë e kujdesit intensiv janë shtruar 1,089 pacientë me koronavirus, ndërsa në spitale 9,220.
Ekspertët italianë thonë se 30% e rasteve janë të infektuar me variantin Omicron.
Kjo sipas tyre do të thotë se nëse numri i rasteve vazhdon të rritet gjatë javëve të ardhshme të pavaksinuarit dhe personat me sëmundje të tjera do të jenë më të rrezikuar.
Instituti i Shëndetësisë italiane ka paraqitur të dhëna të reja që tregojnë se personat mbi 80 vjeç që nuk janë vaksinuar dhe të infektuar me Covid-19 kanë 85 herë më shumë gjasa të shtrohen në ICU sesa bashkëmoshatarët e tyre që janë vaksinuar.



