Pas Astirit, në protestë edhe banorët e Shkozës, bllokohet rruga

Pas Astirit, në protestë edhe banorët e Shkozës, bllokohet rruga

Duket se Tiranë është përfshirë nga protesta të ndryshme ku pas studentëve dhe banorëve të Astirit, pasditen e sotme në protestë janë ngritur edhe banorët e Shkozës  

Banorët të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, janë vendosur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Banesat e banorëve në Shkozë preken nga ndërtimi i projektit të Unazës së Madhe dhe pak ditë më parë, ata në shenjë protestë bllokuan jo vetëm rrugën, por edhe dogjën kazanët e mbeturinave.

Ata si banorët e Unazës së Re kanë kërkuar dëmshpërblim për objektet që do të shemben duke bllokur rrugën që solli një trafik në rrugën drejtë Shkozës.

Paralelisht me protestën në Shkozë, po zhvillohet protesta edhe tek Unaza e Re. Banorët kur kanë kaluar një muaj vazhdojnë të bllokojnë rrugën duke kërkuar dëmshpërblim 100 % për banesat e tyre dhe rrfuzojnë shembjen e tyre duke këndërshtuar edhe projektin e qeverisë.

Në mbështetje të banorëve ndodhet edhe kreu i PD Luzim Basha dhe deputet të tjerë të opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy