‘Reforma në drejtësi e dështuar’, Muçi: Sistemi në kolaps, prokurorët duhet të jenë të pavarur nga politika (VIDEO)

‘Reforma në drejtësi e dështuar’, Muçi: Sistemi në kolaps, prokurorët duhet të jenë të pavarur nga politika (VIDEO)

Kryeministri Rama i ka propozuar opozitës ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi. Lidhur me këtë avokati Besnik Muçi në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se referoma në drejtësi ka dështuar dhe maxhoranca dje këtë pranoi.

Ai tha se ne nuk kemi kapacitete njerëzore për të krijuar reformën në drejtësi, duke theksuar se sistemi i drejtësisë është në kolaps pasi vetëm 0.5% e çështjeve hetohen në SPAK.

Sipas tij ka cështje që zgjaten 5 vjet dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mund të hetojë dot dosjet.

Ky ishte një dështimi suksesshëm i reformës në drejtësi, kërkohet një reformë për reformën në drejtësi. Pavarësisht analizës së kryeministrit, maxhoranca pranoi dje publikisht dështimin e reformës në drejtësi gjë që e kam thënë rregullisht. Kjo është reformë e pasuksesshme dhe do dështojë.

Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie të pavarur dhe konstatimi i dytë është nëse është kjo mënyra e duhur për një reformë në drejtësi, kur ne ndërhymë në sistemin e drejtësisë në mënyrë flagrante. Në botë gjyqtari është i patundshëm në drejtësi, kjo ishte një shkelje brutale e funksionimit të sistemit të drejtësisë, është e pamundur që një rrugë e tillë e zgjedhur nuk mund të mos dështonte.

I pyetur se çfarë ka ndodhur në reformën në drejtësi nga 2014, Muçi tha se shkeljet në këtë reformë filluan që me emërimet në KPK apo KPA.

Pjesa 80% e anëtarëve në këto institucione nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret. U vërtetua ajo që ka thënë Komisioni i Venecias që nuk kemi kapacitete njerëzore për të krijuar këtë reformë në drejtësi. Zgjatja pa kuptim e procesit të vettingut, s’ka arsye kur mund të bëhej për 3-4 vjet, ndërkohë që vazhdojmë akoma dhe kjo solli kolaps të sistemit në drejtësi sepse kemi qindra çështje që presin në gjykim. Sot sistemi i drejtësisë është në kolaps.

Ne themi SPAK histori suksesi, por duhet të dimë që rreth 0.5% hetohen aty, ndërsa pjesa tjetër janë gjykatat e rretheve gjyqësore që jetojnë dhe ato janë në kolaps. Unë kam dyshime serioze në cilësinë e hetimeve të SPAK, janë çështje që zgjasin pa fund, zgjasin 5 vjet dhe kjo humbet provat, efektin parandalues. Problemi tjetër i shkollës së magjistraturës, që ka shumë problematika, ka rënë interesi i të rinjve për tu bërë gjyqtar dhe prokurorë dhe kjo është serioze.

Shqipëria vuan nga probleme serioze të krimit dhe korrupsionit, pra reforma ka dështuar sepse këto i shoh si qytetar. Qëndrimi i djeshëm i kryeministrit për mua ishte më i sinqerti. Po si mund të mendojmë ne se qeveria mund të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë të një reforme që e ka krijuar vetë.

Më tej ai shtoi se zhvillimet në veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë ne i lidhim gjithmonë me politikën, por sipas tij rëndësi ka sjellja e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo ato që thotë kryeministri.

Ne natyrisht e lidhim veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë me politikën. Unë në analizën time tentoj të mos e lidh me politikën, dua që prokurorët aty të jenë të pavarur në ushtrimin e profesionit dhe nuk po them që është në vështirësi apo jo, por politika nëse kryen veprimtari kriminale patjetër që duhet të ketë frikë nga drejtësia, por unë ende kam rezerva për cilësinë e hetimeve. 

Nëse dhe një i vetëm se ka guxuimin për të hetuar ajo reformë për mua është e dështuar dhe fakti që ne e bëjmë këtë pyetje tregon se kjo strukturë ka probleme serioze. Për mua ka rëndësi sjellja e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo ato që thotë kryeministri. Ai duhet të shohë ligjin dhe të hetojë çështjen sepse kështu duhet të funksionojë SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy